Osmani për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut - NACIONALE

Osmani për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të mërkurën do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut.

Së pari, vizitën e saj Osmani do ta fillojë me homologun, Stevo Pendarovski, të cilët pas takimit do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Pas takimit me Pendarovskin, Osmani do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, e pastaj pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Më pas, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovacevski.

Përgjatë ditës, ajo po ashtu do të ketë takime të ndara edhe me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, si dhe një drekë pune të përbashkët me gra lidere të fushave të ndryshme.

Lajme të ngjashme