Osmani: Për ne Amerika është toka e lirisë, shtëpi e trimave e shpresës - NACIONALE

Osmani: Për ne Amerika është toka e lirisë, shtëpi e trimave e shpresës

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë popullin amerikan në 246 vjetorin e pavarësisë, posaçërisht ata që shërbejnë në Kosovë.

“Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për shumë në mbarë botën është toka e lirisë dhe e mundësive, shtëpia e të lirëve dhe trimave, por është gjithashtu mbrojtësi global i paqes dhe lirisë dhe një vend shprese dhe rehatie për njerëzit anembanë globit. Ajo që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë bërë për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën për të ekzistuar, për çdo burrë dhe grua, për çdo fëmijë që e quan Kosovën shtëpi, shkon përtej çdo partneriteti të njohur në botë. “, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme