Osmani për bllokimin e qytetarëve në pikat kufitare: Vuçiq përgjegjës - NACIONALE

Osmani për bllokimin e qytetarëve në pikat kufitare: Vuçiq përgjegjës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Osmani për bllokimin e qytetarëve në pikat kufitare: Vuçiq është përgjegjës për këtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas bllokimit të shumë qytetarëve në pikat kufitare.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës një ditë pas votimit të në APKE të Këshillit të Evropës , duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, duke ju konfiskuar dokumentet dhe duke i privuar nga ushqimi.

Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ndyrshe, mësohet se qytetarët që ishin bllokuar aty, tashmë janë liruar.

Lajme të ngjashme