Osmani pas vizitës me Abdixhikun në degën e LDK-së në Viti: I falënderuam për qëndrimet e qarta dhe mbështetëse
Vjosa Osmani ka thënë se dje me Lumir Abdixhikun në vizitën e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti falendëruan strukturat për “qëndrimet e qarta e mbështetëse”.
Ky reagim vjen pasi disa degë, duke përfshirë ato në Pejë e Lipjan kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut.
“Falënderuam dje strukturat e LDK-së në Viti për punën e angazhimin e vazhdueshëm dhe për qëndrimet e qarta e mbështetëse.
Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë”, ka shkruar ajo.