Osmani pas takimit me Escobar-in: Diskutuam për dialogun dhe e shprehëm shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve nga Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për medie pas takimit që e pati me emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Presidentja Osmani ka thënë se në takim është biseduar për dialogun dhe mënyrën për të ecur përpara për këtë proces.
“Nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kosova është dhe gjithmonë ka qenë pala konstruktive në dialog dhe është e gatshme që të intensifikojë këtë proces edhe më shumë”, tha ajo.
Osmani, po ashtu, ka thënë se ka ngritur shqetësimin për mos-zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, veçanërisht për refuzimin e shtetit serb për shpërbërjen e strukturave kriminale serbe në veri të vendit.
“Për mos zbatimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e Serbisë për shpërbërjen e struktuarve ilegale dhe kriminnale, që frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëheqen nga persona që janë në listë të zezë”, ka thënë Osmani.
