Osmani pas barazimit me Zvicrën: Loja e sotme është shembull që kur nuk dorëzohesh kurrë - NACIONALE

Osmani pas barazimit me Zvicrën: Loja e sotme është shembull që kur nuk dorëzohesh kurrë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gëzimin e saj për barazimin emocionues 2 me 2 të kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës në një ndeshje që solli emocione të mëdha.

Në një deklaratë të lëshuar pas ndeshjes, Presidentja Osmani ka përgëzuar Kosovën për rezultatin e arritur. Ajo më tej tha se është e bindur se "emrat e futbollistëve tanë do të jehojnë anë e mbanë botës".

Deklarata e presidentes Osmani pas ndeshjes:

“Urime për këtë rezultat, ndonëse barazim kemi përjetuar shumë emocione gjatë tërë kohës. Ishte gëzim i madh, e gjithë loja ka qenë shumë e mirë, me shumë emocione edhe pse pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0. Loja e sotme është shembull që kur nuk dorëzohesh kurrë, rezultati është i pashmangshëm”.

“Është impakt shumë i madh pra sportistët tanë kanë qenë ambasadorët tonë. Jam i bindur se emrat e futbollistëve tanë do të jehojnë anë e mbanë botës, duhet t’i përkrahim pavarësisht a kemi fitore apo humbje. Është e jashtëzakonshme se si po i mbrojnë ngjyrat e fanellës sonë”.

“Xherdani, Graniti e shumë tjerë që luajnë për shtete të tjera për rrethana të ndryshme, tashmë kanë treguar çfarë impakti kanë për Kosovën. Ne të gjithë jemi krenar për ta, kjo u pa edhe në stadium nga tifozët. Na normalisht ishim me Kosovën, por gjithmonë jemi krenar për arritjet e tyre”.

“Mesazhi e panë sot, e shohin çdo ditë ose përmes xhudistëve që kanë fituar medalje të arta. Ajo është e qartë se rruga e suksesit kërkon punë dhe vendosshmëri, por kur punon nuk ka rrugë që të ndalon”

Lajme të ngjashme