Osmani niset për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian - NACIONALE

Osmani niset për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur për në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrë pjesë në takimin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ajo ka paralajmëruar takime me liderë shtetërorë.

“Jam nisur për në Mbretërinë e Bashkuar për takimin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Duke përfaqësuar Kosovën, do të takohem me liderë nga kontinenti për të folur rreth zgjidhjeve për çështjet urgjente që ndikojnë në sigurinë dhe prosperitetin e gjithë qytetarëve tanë.” – ka thënë ajo.

Tutje, Osmani ka shtuar:

“Do të riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin të Kosovës dhe për ta sjellë vendin tonë më afër institucioneve euroatlantike”.

Lajme të ngjashme