Osmani nga Turqia: Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin
Në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul, ku u diskutua thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një postim në platformën “X”, Osmani e cilësoi takimin si të frytshëm, duke theksuar interesimin e përbashkët për bashkëpunim në fusha si diplomacia, arsimi, bujqësia dhe ekonomia.
“Në Antalia, pata një takim produktiv me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul. Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia”, ka shkruar Osmani.
In Antalya, I met with @mfa_tanzania Mahmoud Thabit Kombo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 12, 2025
We discussed opportunities for enhancing cooperation between Kosovo and Tanzania in key areas such as economy & trade, tourism, agriculture, and ICT. We also explored many avenues for collaboration grounded in shared… pic.twitter.com/46oPXCg2dn