Osmani nga Munihu e poston një ‘selfie’ me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Krahas fotos së publikuar në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar:
“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof”.
Osmani po qëndron në Munih për Konferencën e Sigurisë.