Osmani nga Babaj e Bokës ku po mbahet Defender Europe 2025: Ndjeva krenarinë që veç ushtria e Kosovës mund ta japë - NACIONALE

Osmani nga Babaj e Bokës ku po mbahet Defender Europe 2025: Ndjeva krenarinë që veç ushtria e Kosovës mund ta japë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga Babaj e Bokës, aty ku po mbahen ushtrimet ushtarake, Defender Europe 2025.

Nga aty, Osmani ndër të tjera ka shkruar se “Si Komandante Supreme, pata nderin t'i falenderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik. “ – shkruan ajo ndër të tjera.

E plotë:

Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë.

Si Komandante Supreme, pata nderin t'i falenderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik.

Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.

FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!

Lajme të ngjashme