Osmani nesër pret në takim administratoren e USAID-it - NACIONALE

Osmani nesër pret në takim administratoren e USAID-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së hënë do të pret në takim, ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, Osmani dhe McKee, në fund deklarohet për media.

“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Evropë dhe Euroazi, ambasadorja Erin E. McKee, një ditë më parë ka vizituar lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit.

Kosova ka gjetë gjithmonë ndihmë dhe mbështetje nga USAID-i, dhe të njëjti kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë.

Lajme të ngjashme