Osmani nënshkruhet në Librin e Ngushëllimeve për vdekjen e Elizabeth II
Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku tregon për gjetjen e dosjes së sigurimit të shtetit shqiptar në të cilën sqarohet se si është përgjuar ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova për 20 vjet.
Siç thotë Fevziu, Rugova ishte përgjuar edhe përgjatë dy vizitave të tij që kishte realizuar në Shqipëri.
“Në Arkivat e Sigurimit te shtetit gjendet dosja me dokumentat se si per 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist pergjoi Ibrahim Rugoven ne Kosove dhe ne 2 vizitat ne Shqiperi”, ka shkruar Blendi Fevziu.
Fevziu thotë se dosja që ka në dorë është dosje ndjekjejeje e periudhës 1980-1984.