Osmani në Tiranë pyetet për Vuçiqin: Gjithmonë kemi ballafaqime - NACIONALE

Osmani në Tiranë pyetet për Vuçiqin: Gjithmonë kemi ballafaqime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrianën.

Me të arritur, ajo është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodynyr Zelensky.

Osmani ka folur pak fjalë para mediave, ku është pyetur edhe nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina.

“Këto janë çështje bilaterale, e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe dhe do të vazhdojmë ta bëjmë më mirëkuptimin e plotë që Ukriana është në një gjendje të jashtëzakonshme, duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj. Jam e bindur që ai moment do të vijë.” – është shprehur ajo.

Presidentja e Kosovës është pyetur edhe nëse do të ballafaqohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Gjithmonë kemi ballafaqime…”ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme