Osmani: Në Kosovë e mbijetuara e masakrës është nënkryetare Kuvendi, në Serbi komandanti që ka masakruar mijëra kosovarë - NACIONALE

Osmani: Në Kosovë e mbijetuara e masakrës është nënkryetare Kuvendi, në Serbi komandanti që ka masakruar mijëra kosovarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë qëndrimin e saj pasi ish-komandanti i Brigadës së 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë që akuzohen për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliq u zgjodh nëkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Osmani ka thënë se në Kosovës nënkryetare e Kuvendit është një e mbiejtuar e masakrës së regjimit gjenocial të Serbisë teksa nënkryetar i Kuvendit të Serbisë është komandati që ka kryer maskra në Kosovë.

Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e masakrave brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënrkyetare e Parlamentit. Derisa, Parlamenti i Serbisë ka emëruar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që ka masakruar mijëra kosovarë, si nënkryetar”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Deliq ishte paraqitur dëshmitar i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e Sllobodan Millosheviqit, si dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit, i cili është i shpallur fajtor për krime lufte në Kosovë.

Lajme të ngjashme