Osmani në Katar me një delegacion të bizneseve kosovare - diskutojnë për zhbllokimin e potencialit ekonomik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjendet në Doha të Katarit së bashku me një delegacion të bizneseve kosovare.
Përmes një postimi në X, Osmani bëri të ditur se bisedat gjatë takimeve janë të fokusuar ndër të tjera në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik.
“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani.