Osmani në Itali me Clinton: Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore - NACIONALE

Osmani në Itali me Clinton: Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka qëndruar në Itali në “Global Women Leaders Summit”.

Nga atje, ajo ka thënë se kanë marrë pjesë shumë gra nga bota, duke përfshirë ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues.

Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë!” – ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme