Osmani në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: E rëndësishme që të kemi paqe në botë - NACIONALE

Osmani në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: E rëndësishme që të kemi paqe në botë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji, është e rëndësishëm për njerëzimin në përgjithësi.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, e para e shtetit ka falënderuar partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Ne besojmë që nëse i njohim praktikat e partneritetit, çdo fëmijë do të na jep kontributin që të ndërtojmë një botë paqësore. Pjesëmarrja dhe vetëbesimi është mbushur me liderë ekspertë nga e gjithë bota, të cilët e kanë mësuar mësimin e tyre për botën si një botë të sigurt. Dua t’i falënderoj miqtë që e kanë bërë këtë Forum të gjitha institucionet kosovare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Osmani.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”. /EO

Lajme të ngjashme