Osmani me ambasadorët e shteteve aleate bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorët e vendeve aleate, do të bëjnë sot homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.
Kjo pritet të fillojë nga ora 09:00, në sheshin “Nënë Tereza”.
Ndërkohë, nuk është njoftuar nëse edhe kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm në këto homazhe.
Ndryshe, sot bëhen 25 vjet prej kur NATO bombardoi ushtrinë serbe, për të ndalur luftën në Kosovë.