Osmani lartëson emrin e Bekim Sejdiut si kanditat për president, thotë se “kriteret i kemi vendosur unanimisht” në LDK - NACIONALE

Osmani lartëson emrin e Bekim Sejdiut si kanditat për president, thotë se “kriteret i kemi vendosur unanimisht” në LDK

2 orë më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës i qëndroi emrit të Bekim Sejdiut si kandidat për president.

Madje tha se kriteret për të arritur deri te emri i tij ishin vendosur “unanimisht në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar.”

“Kandidatura e Bekim Sejdiut i bënë nderë të gjithë Republikës së Kosovës jo vetëm që plotëson të gjitha kriteret për të cilat ne i kemi vendosur unanimisht në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, jo vetëm që respekton vendimin e fundit të kuvendit të LDK-së, por në të njëjtën kohë i jep Kosovës një mundësi për punë të rëndësishme të mbrojtjes së demokracisë. Ne kemi bërë një kompromis duke vendosur gjithmonë interesin e Kosovës para çdo interesi individual apo partiak”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme