Osmani kujton masakrën e Stagovës: Qëllimi ishte spastrimi etnik - NACIONALE

Osmani kujton masakrën e Stagovës: Qëllimi ishte spastrimi etnik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përkujtoi sot 24-vjetorin e masakrës së Stagovës

Ajo deklaroi se 24-vjet më parë, forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut, vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive.

“Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik”, deklaroi Osmani.

“Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”, shkruan në deklaratën e publikuar nga Presidenca.

Lajme të ngjashme