Osmani: Koordinimi i Kosovës më NATO-n është i domosdoshëm për tërë territorin e vendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në një konferencë të mbajtur me rastin e shënimit të Ditës së Forcës në “Kazermën Adem Jashari” ka thënë se koordinimi i Kosovës më NATO-n është i domosdoshëm për tërë territorin e vendit.
Ajo tutje është shprehur se që Forca e Sigurisë është ngritur, trajnuar dhe është ndërtuar mbështetur në standarde të NATO-s dhe natyrisht që vendin e ka pikërisht në këtë organizatë, ndonëse shtoi se kjo tani nuk varet nga Sekretari i Përgjithësim ose komandanti i KFOR-it por varet nga përkrahja e shteteve anëtare veç e veç.
“Koordinimi ynë më NATO-n është i domosdoshëm për tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm për territore të caktuara, pra për çdo cep të territorit të vendit tonë e bëjmë këtë koordinim. Mos harroni po ashtu që Forca e Sigurisë është forcë e cila është ngritur, është trajnuar dhe është ndërtuar duke u bazuar në standarde të NATO-s dhe natyrisht që vendin e ka pikërisht në këtë organizatë, por kjo tani nuk varet nga Sekretari i Përgjithësim ose komandanti i KFOR-it por varet nga përkrahja e shteteve anëtare veç e veç. Janë katër shtete anëtarë të NATO-s të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën, me to jemi duke biseduar një formulë të caktuar të cilën ato do ta mund ta pranoni e cila është përdorur edhe në raste të mëhershme por që nuk do ta bllokonte Kosovën në Partneritetin për Paqe si hap i parë pastaj drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Osmani.
Ajo tutje tha se nuk duhet të shihet si diçka negative koordinimi me NATO-n, mirëpo vetëm pozitive.
“NATO ka një rol të jashtëzakonshëm historik edhe në vitin 1999 por edhe në arritjen ku jemi sot, edhe në përgatitjen e shumta në raport me FSK-në kështu që nuk duhet ta shohim si diçka negative koordinimin me NATO-n, por vetëm pozitive sepse koordinimi ynë me partneret vetëm gjëra pozitive i ka sjell vendit tonë”, ka thënë ndër të tjera presidentja Osmani.