Osmani ka bërë homazhe te pllaka perkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndëryhyrjes - NACIONALE

Osmani ka bërë homazhe te pllaka perkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndëryhyrjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja Osmani ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së Aleancës më 24 mars 1999

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së Aleancës më 24 mars 1999.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka thënë:

Sot, me nderim dhe mirënjohje, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së Aleancës më 24 mars 1999. Ky akt historik i guximit dhe drejtësisë i dha fund regjimit gjenocidal të Serbisë dhe hapi rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Ushtarët e NATO-s janë heronj të lirisë sonë – ata qëndruan përkrah popullit tonë në ditët më të errëta, siç vazhdojnë edhe sot, ndaj mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. Lavdi sakrificës së tyre! Mirënjohje e përjetshme Aleancës për paqen dhe lirinë tonë!

Lajme të ngjashme