Osmani: Ishte e planifikuar çuarja e vendit në zgjedhje, synim refuzimi i vullnetit të 51 për qind të qytetarëve - NACIONALE

Osmani: Ishte e planifikuar çuarja e vendit në zgjedhje, synim refuzimi i vullnetit të 51 për qind të qytetarëve

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se çuarja e vendit në zgjedhje ka qenë veprim i planifikuar nga Vetëvendosje, me qëllim, sipas saj, refuzimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve.

Në emisionin “Debat Plus”, Osmani akuzoi qeverinë e Kurtit se kanë synuar ta dërgojnë vendin në zgjedhje, pavarësisht rezultatit të shprehur nga qytetarët në procesin zgjedhor.

“Ata kanë dashtë me çu vendin në zgjedhje, me ia refuzu këtij populli 51 për qind, sepse nuk janë ngop as me 51 për qind. Ka qenë krejt e planifikum prej anës tyre”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme