Osmani i pret në takim dy ministret nga Belgjika
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si dhe Ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt.
Takimi është zhvilluar në objektin e Presidencës, ku mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.