Osmani flet për raketat “Javelin”: Kam besim të plotë që Kongresi do ta mbështesë shitjen
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është deklaruar në lidhje me njoftimin se ShBA-ja ka miratuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”. Kërkesa e Kosovës tashmë është në duart e Kongresit të ShBA-së.
Osmani, që është komandante supreme, ka shkruar se ka besim të plotë që Kongresi do të miratojë këtë kërkesë të Kosovës.
“Kam besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme për vendin më proamerikan në botë, si një akt i cili do ta rrisë sigurinë në Kosovë, në rajonin tonë, si dhe në kontinentin evropian.” – shkroi Osmani, ndër të tjera.