Osmani fillon vizitën në Finlandë: Do të diskutojmë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka filluar vizitën në Finlandë.
Ajo ka treguar se gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime me drejtuesit institucionalë dhe me mërgatën shqiptare në këtë shtet.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gjatë këtyre takime do të synohet thellimi i partneritetit.
“Kënaqësi ta filloj vizitën në Finlandë, me ftesë të mikut të çmuar të Kosovës, Presidentit Alexander Stubb. 🇽🇰🇫🇮 Si dy vende liridashëse, do të diskutojmë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin tonë, drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Përpos takimeve me liderë shtetëror, do të kem kënaqësinë ta takoj edhe mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Finlandë dhe t’u adresohem studentëve të Universitetit të Helsinkit”, ka shkruar Osmani.