Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën - NACIONALE

Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani ndër tjerash.

Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.
“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme