Osmani emëron ish-zv.ministren e Drejtësisë, Nita Shala, ambasadore në Itali
Presidentja Vjosa Osmani e ka emëruar Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali.
Përmes një postimi në X, Osmani ka thënë se ndjehet e lumtur me emërimin e Shalës, duke shkruar se “s’ka dyshim se ajo do t'i shërbejë vendit të saj me nder.”
Postimi:
E lumtur që emërova Nita Shala, një profesioniste e shquar juridike, si Ambasadore të re të Republikës së Kosovës në Republikën Italiane. Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t'i shërbejë vendit të saj me nder.
I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë.
Delighted to have appointed @NitaShala, a distinguished legal professional, as the new Ambassador of the Republic of Kosovo to the Italian Republic. I’ve known Nita professionally for about two decades, and I have no doubt she’ll serve her country honourably.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 15, 2024
I wish her success… pic.twitter.com/ZBWI8mIEDi