Osmani e pret në takim presidentin e Bullgarisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili e ka filluar sot vizitën e tij zyrtare.
Pas pritjes ceremoniale, Osmani e Radev janë takuar edhe në zyrën e Presidencës. Pas takimit, pritet që dyshja të del në një konferencë për media.
Përveç me Osmanin, presidenti bullgar pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do t’ia dorëzojë atij “Çelësin e Qytetit”.