Osmani e Kurti sot takohen me Escobarin
Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani sot do të presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Siç shihet në Kalendarin e Ekonomia Online, takimi në mes të tyre do të bëhët në ora 14:30.
“Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Escobar do të pritet sot edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi në mes tyre do të zhvillohet në ora 16:30.