Osmani dënon djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit: Ky akt kriminal synon të përhapë frikë te serbët - NACIONALE

Osmani dënon djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit: Ky akt kriminal synon të përhapë frikë te serbët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Ajo ka bërë me dije se një veprim i tillë është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët e Kosovës.

Në llogarinë e saj në platformën “X”, ajo ka shkruar autorët e këtij akti do të përballen me drejtësinë.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme