Osmani dekreton 15 gjyqtarë: Profesionalizimi i gjyqtarëve, thelbësor për një sistem që garanton barazi - NACIONALE

Osmani dekreton 15 gjyqtarë: Profesionalizimi i gjyqtarëve, thelbësor për një sistem që garanton barazi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar 15 gjyqtarë me mandat fillestar.

Me ceremoni zyrtare gjyqtarët e rinj sot kanë bërë betimin te shefja e shtetit.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”. Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme