Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” mbajnë aksion para Këshillit Prokurorial
Para Këshillit prokurorial po mbahet një aksion simbolik, i cili denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave për neglizhimin institucional.
Nga organizatorët e protestave “Mbrotjtje për vajzat dhe gratë”, u tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë është bashkafajtore në përdhunimin e të miturës 11 vjeçare.
“Aksioni i sotëm është duke e mbajtë vëmendjen tek ajo që ne e dijmë si të vërtetë -Prokuroria Themelore në Prishtinë është bashkëfajtore në përdhunimin e të miturës 11 vjeçare në gusht të 2022. Në qershor të po këtij viti e mitura kishte raportuar përdhunimin nga 6 burra, rast ky i cili kishte kaluar në duart e Ruhan Salihut që e neglizhoi komplet rastin e që dërgoi në përdhunimin e dytë të së miturës, kësaj rradhe nga 5 persona. Ajo çka është e rëndësishme në këtë rast është që Ruhan Salihu është i njohur për të gjitha ne si prokurori i cili neglizhon rastet e krimeve seksuale kur në fjalë janë grupet e paprivilegjuara shoqërore. Po ua rikujtojmë këtu që Ruhan Salihu ka qenë prokuror edhe në rastin e Kujtim Veselit, fëmijut 11 vjeçar i cili u përdhunua dhe më pas edhe u vra si pasojë e neglizhimit të institucioneve”, thuhet nga organizatorët
