Organizata “Fourth Wave” proteston për minatorët e Trepçës: Jepjuani pagat menjëherë
“Fourth Wave”, një organizatë joqeveritare nga Mitrovica, ka mbajtur një protestë simbolike në përkrahje të minatorëve të Trepçës, të cilët nuk kanë marrë paga që dy muaj.
Në shkrimin e tyre, kjo organizatë ka kërkuar që të zgjidhet kjo çështje menjëherë.
Po ashtu, “Fourth Wave” ka vlerësuar se një gjë e tillë, pra mosekzekutimi i pagës, është një ndëshkim i papranueshëm.
“Andaj sot i bëjmë thirrje menaxhmentit të Trepçës që ta zgjidhë këtë çështje menjëherë, t’ua jap pagat minatorëve dhe të përmirësojë kushtet e punës. Për më tepër, i bëjmë thirrje shtetit që të mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe t'i japë fund shfrytëzimit sistematik që po prek në mënyrë direkte minatorët” – shkruhet, ndwr tw tjera, nw reagimin e kwsaj organizate.