Orban konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në fillim të vitit të ardhshëm.
Në një konferencë të mbajtur pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij kishte vendosur tashmë që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se parlamenti i vendit do ta vendoste këtë pikë në axhendën e tij në sesionin e tij të parë vitin e ardhshëm.
Kujtojmë se Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtare që ende nuk e kanë miratuar anëtarësimin e tyre.
NATO, një aleancë ushtarake perëndimore, u themelua në vitin 1949 për mbrojtje kundër kërcënimit nga Bashkimi Sovjetik.
Presidenti Putin ka përmendur synimin e Ukrainës për t'u bashkuar me aleancën si një nga arsyet e pushtimit të Ukrainës.
