Orav: Shpresoj që Kosova do të jetë në BE sa më herët që të jetë e mundur
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është shprehur optimist për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Gjatë ceremonisë për Ditën e Evropës, ai ka thënë se shpreson që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sa më parë që të jetë e mundur.
“9 Maji, është dita për të parë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por edhe ëndrrën për të ardhmen. Dhe kur kthejmë kokën prapa dhe besoj që është me rëndësi ta përmendim që Bashkimi Evropian ka qenë si projekti më i suksesshëm i paqes në gjithë botën. Nuk ka luftëra midis shteteve të BE-së. Dhe nëse ëndërrojmë për të ardhmen së bashku me ju atëherë ëndrra ime është që ky proces paqësor të vazhdojë përgjithmonë. Dhe sinqerisht , shpresoj që Kosova do të jetë me ne në Bashkimin Evropian sa më herët që të jetë e mundur”, ka deklaruar ai.