Orav: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa përmbajtjesore shtesë - NACIONALE

Orav: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa përmbajtjesore shtesë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë me dije se Ligjit për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë.

Ai këtë e ka bërë të ditur pas takimit që sot emisari i BE-së për dialog Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti.

Në një konferencë për media pas takimit ai ka thënë se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete do të nisë zbatimin me disa masa shtesë.

“Jemi përqendruar për zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasë bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi zbatimit të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, ka thënë diplomati i BE-së.

Lajme të ngjashme