“Ora e parë e 16 shkurtit t’i kushtohet rolit të UÇK-së”, asamblistët e PDK-së në Prishtinë me kërkesë të veçantë
Asamblistët e PDK-së në Prishtinë kërkojnë që Asambleistët e PDK-së në Kryeqytet kanë një kërkesë interesante ndaj të parti të komunës, Përparim Rama.
Ata kanë kërkuar që ora e parë mësimore e datës 16 shkurt t’i kushtohet rolit dhe sakrificës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Kërkesa është bërë publike nga Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së në Prishtinë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo iniciativë merr peshë të veçantë në prag të marshit qytetar “Drejtësi, jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
“Sot, asambleistët e PDK-së në Prishtinë i jemi drejtuar me kërkesë Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, që në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë mësimore e 16 Shkurtit t’i kushtohet rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ashtu si gjatë qeverisjes sonë në Prishtinë, kur përmes Drejtorisë së Arsimit organizuam ligjërata me ish-ushtarë dhe invalidë të UÇK-së, edhe sot besojmë se historia duhet të flasë drejtpërdrejt para brezave të rinj. Në prag të Ditës së Pavarësisë, është detyrë institucionale dhe morale që nxënësit tanë ta njohin sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës”, ka shkruar ai.