Ora dimërore: Akrepat e orës kthehen 60 minuta prapa
Në orët e para të së dielës, akrepat e orës janë kthyer për 60 minuta prapa.
Ora dimërore fillon në javën e fundit të tetorit dhe përfundon në javën e fundit të marsit, kur lëvizin akrepat një orë përpara dhe rifillon koha verore.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981.
Ndërkohë, në vitin 2019, u diskutua mundësia që të largohet ndërrimi i orës dhe se vendet të zgjedhin mes orës verore apo dimërore.
