Opozitari serb me një analizë ‘futbollistike’ për Kurtin ndaj Vuçiqit: Ia sillë mirë topin në fushë - NACIONALE

Opozitari serb me një analizë ‘futbollistike’ për Kurtin ndaj Vuçiqit: Ia sillë mirë topin në fushë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidati për President të Serbisë, Zdravko Ponos, njëherit edhe një nga kritikët më vokal të Aleksandar Vuçiqit, referuar sulmit paraushtarak në Banjskë të Zveçanit, tha se “për sa kohë ajo mbetet në sirtar, askush s’e merr më seriozisht Beogradit”.

Referuar çështjes së Asociacionit, Ponosh nuk beson që do të formohet, por shton se edhe po të formohej “me të gjitha autoritetet që kërkohej” ajo më “nuk do të kishte efekt”.

Albin Kurti është tejet i sukseshëm të tërheq topin nëpër fushë, me këmbë e me duar, pak edhe nën fanelë. Ai e di që referi e sheh, por as që munden më t’i dhënë kartonë të verdhë sepse lojtarët duhet të luajnë me çdo kusht deri në rezultatet e pajtuara. Në fund të fundit, Kurti veçse i nervozon gjyqtarët sepse duket i pataktikë, i padarueshëm dhe i ashpër me ta, e jo sepse bën faul dhe që pala tjetër do t’ia ndërprerë rezultatet që synohen”, ka thënë Ponosh, siç e citoi KoSSeV.

Lajme të ngjashme