Operacioni i antidrogës “Kolonia”: Konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro - NACIONALE

Operacioni i antidrogës “Kolonia”: Konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një aksion të antidrogës të koduar “Kolonia”, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar drogë në vlerë prej 40 mijë euro.

I dyshuari është kapur afër rrethrrotullimit në Fushë Kosovë.

Njoftimi i PK-së:

Pas një pune hetimore disa mujore, me datë 14.09.2024 në rastin e koduar me emrin “Kolonia” Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë) ka realizuar një operacion policor, ku fillimisht rreth orës 17:30 në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë është ndaluar vetura Golf 7 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (D.E.), dhe menjëherë është proceduar me operacionin, ku Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe gjatë bastisjes/kontrollit janë gjetur dëshmitë apo provat materiale si në vijim:

(17) paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë

(8) kilogram e (471.5) gram,

(11) paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë (59.3) gram,

(92) tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,

(1) peshore digjitale e cila shërben për matjen në sasi të vogla dhe

(4800) katër mijë e tetëqind euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër pronë e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më

poshtë:

(6) paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (10.5)

gram dhe

(200) dyqind euro para të gatshme.

Operacioni antidrogë është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike.

Lajme të ngjashme