OPEC-u sot vendos për sasinë e naftës që do të prodhohet në shtator, do të ndikojë në çmime
Organizata e vendeve prodhuese të naftës, OPEC, do të mblidhet të mërkurën për të vendosur se sa naftë e përpunuar do të prodhohet në shtator në kohën e çmimeve të larta dhe furnizimit të paqëndrueshëm me energji, të përkeqësuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ato gjithashtu do të vlerësojnë se çfarë efekte mund të kenë inflacioni i lartë dhe rritja e numrit të infeksioneve me koronavirus mund të kenë në kërkesën globale për derivate në vjeshtë.
Organizata, e udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe aleatët e saj, të udhëhequr nga Rusia, e pakësuan prodhimin gjatë pandemisë, pasi kërkesa dhe çmimet e derivateve ranë shumë. Afati për sasinë e zvogëluar të naftës do të skadojë në shtator.
Anëtarët e kësaj organizate e kanë rritur gradualisht sasinë e naftës së prodhuar përderisa ekonomia e shteteve filloi të rimëkëmbej.
Në takimin e fundit, OPEC-u vendosi që ta shtonte prodhimin në gusht për 648.000 fuçi nafte në ditë. Disa ekspertë të energjisë po presin që një rritje e ngjashme të bëhet edhe për muajin shtator.