Ollurit i kujtohen fjalët e Bajqinovcit sa herë që ndalet energjia: "Përveç rrymës, çka ka mashtru Albini" - NACIONALE

Ollurit i kujtohen fjalët e Bajqinovcit sa herë që ndalet energjia: "Përveç rrymës, çka ka mashtru Albini"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Parim Olluri, ka kthyer përsëri në vëmendje, fjalinë e deputetit të Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci në një deklarim për media, kishte pranuar se kryeministri, Albin Kurti, kishte mashtruar me energjinë elektrike.

Ai kishte thënë se: “përveç rrymës, çka ka mashtru Albini”.

E për këtë deklaratë, Olluri ka thënë se i kujtohet sa herë që ndalet energjia elektrike.

“Perveç rrymes, çka ka mashtru Albini” Eshte normale qe kjo perle e Mef Bajqinovcit me tu kujtu sa here qe ndalet rryma.”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që, në Kosovë janë ashpërsuar edhe më shumë reduktimet e energjisë elektrike. Kjo situatë pritet të vështirësohet edhe më shumë gjatë sezonës dimërore.

Lajme të ngjashme