Olluri tregon se çfarë do të bënte në takim me liderët opozitarë po të ishte në vend të Kurtit - NACIONALE

Olluri tregon se çfarë do të bënte në takim me liderët opozitarë po të ishte në vend të Kurtit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar për takimin e mundshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve të partive opozitare.

Olluri ka thënë se po të ishte në vend të Kurtit, në takim liderët opozitarë do t’i linte të bisedonin me ideologun e VV-së, Hysamedin Feraj.

“Po te isha ne vend te Kurtit, nese me kishin ardh grumbull ne takim kreret e partive opozitare, ne gjysme te takimit iu kisha thane: A po e vazhdoni burra me Hysamedin Ferajn se eshte ma vakteli? Se une i kam do pune tjera”, ka shkruar Olluri.

Kutjojmë se Kurti ka thënë se do t’i bëjë ftesë për takim partive opozitare. Deri më tani vetëm kryetari i AAK-së ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit teksa PDK e LDK nuk janë deklaruar akoma.

Lajme të ngjashme