Olluri: Shpresë për të jetuar në këtë vend JO, aplikime nëpër ambasada për ta lëshuar Kosovën PO
Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë, duke numëruar çka ka dhe çka s’ka në vendin tonë.
Olluri në Facebook ka shkruar se nuk ka trust, nuk ka rritje të rrogave, nuk ka investime, nuk ka jetë të mirë për qytetarët dhe nuk ka shpresë për të jetuar në këtë vend.
Ndërsa sipas Olluri në Kosovë ka rritje të tatimit, rritje të çmimeve, bllokim të 700 milionë eurove, varfëri dhe aplikim nëpër ambasada për ta lëshuar Kosovën.
“Trust Jo, rritje të tatimit në pronë Po
Rritje të çmimeve Po, rritje të rrogave Jo
Investime Jo, bllokim i 700 milionë eurove Po
Jetë të mirë të qytetarëve Jo, varfërim Po
Shpresë për të jetuar në këtë vend Jo, aplikime nëpër ambasada për ta lëshuar Kosovën Po
Qe qishtu përgatitet terreni për Zajednicen. Pshteten për muri qytetarët. Kush një ankese kundër nënshkrimit të Zajednices s’ka me pas. Sepse kanë me qenë të zënë me varfërinë e tyre.” – ka shkruar Olluri.
