Olluri: Në Qeverinë Kurti vendos paraja e jo parimet - NACIONALE

Olluri: Në Qeverinë Kurti vendos paraja e jo parimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka thënë se në Qeverinë Kurti vendos paraja e jo parimet.

Sipas tij, këtë e dëshmon rezistenca e kryeministrit Albin Kurti për të mos e shkarkuar ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një afër korruptive.

Ndoshta eshte koha per ta riformuluar pyetjen. Nga ‘Pse nuk po e shkarkon Albini Martin Berishajn?’, ne ‘Pse Martini s'po e shkarkon Albinin?’. Po deshmohet qe ne Qeverine Kurti vendos paraja e jo parimet”, ka shkruar Olluri.

Gazeta e njohur sllovene "Prava"dje ka botuar një artikull të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-I. Sipas gazetën "Prava", dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin "MB Consulting".

Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.

Lajme të ngjashme