Olluri: Kurti pandeh vetën për luftëtar kundër korrupsionit, përderisa zëvendësministrin ende nuk e ka shkarkuar - NACIONALE

Olluri: Kurti pandeh vetën për luftëtar kundër korrupsionit, përderisa zëvendësministrin ende nuk e ka shkarkuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Parim Olluri ka përmendur rastin e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti.

Olluri përmes një postimi në Facebook ka thënë se i njëjti ende nuk është shkarkuar nga pozita nga Kryeministri, Albin Kurti i cili pandeh vetën për luftëtar të pakompromisë kundër korrupsionit.

“Mos ta harrojmë si fakt, Një zyrtar i lartë i Qeverisë Kurti është kapur në flagrancë duke kërkuar ryshfet. Ende nuk është shkarkuar prej pozitës së zëvendësministrit nga Albin Kurti, i cili e pandeh veten për “luftëtar te pakompromis kundër korrupsionit.” – ka shkruar Olluri.

Lajme të ngjashme