Olluri kërkon burgosjen e këngëtarit Ardijan Rrusta, pas ofendimeve që i beri deputetes Musliu - NACIONALE

Olluri kërkon burgosjen e këngëtarit Ardijan Rrusta, pas ofendimeve që i beri deputetes Musliu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Parim Olluri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i është bashkuar diskutimeve sa i përket ofendimeve të cilat i janë bëre deputetes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliut, tash e dy ditë.

Olluri ka deklaruar se nxitja e gjuhës së urrejtjes ndaj Musliut, është e ndëshkueshme më ligj.

‘’Ky Ardijan Rrusta eshte kengetar. E ka nje audience qe e merre seriozisht. Kjo nxitje e gjuhes se urrejtjes ndaj deputetes Musliu eshte e ndeshkueshme ligjerisht.’’- ka deklaruar Olluri.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që ta burgosin këngëtarin Ardijan Rrust, për nxitje të urrejtjes, pasi që kjo është e vetmja menyrë se si mund të i ndalojmë demet të cilat shkaktohen nga gjuha e urrejtjes.

‘’Shteti kete detyre e ka. Me i parandalu demet qe munden me i shkaktu budallte. Rrasne ne burg kete person. Vetem burgu mundet me eduku kete person te prapambetur. Kete katunar ne kry qe nuk ka arrite me e modernizu as viti 2023.’’- tha Olluri

Lajme të ngjashme