Olluri ironizon: Mos po e shfrytëzojnë armiqtë frymën, e gjujnë me tullë kryeministrin tonë?
Gazetari e analisti Parim Olluri, ka ironizuar me raportimin e djeshëm të RTK-së lidhur me tentim-atentat ndaj kryeministrit Kurti.
Olluri ka thënë që ‘burimi i RTK-së duhet ta këshillojë Kurtin të mos dalë jashtë se është frymë’. Më tutje ai ka ironizuar se ‘armiqtë e shfrytëzojnë situatën, e gjujnë me tullë kryeministrin’.
Postimi pa ndërhyrje:
A u qu prej gjumit ai ”burimi anonim” i RTK’se? Le te na kallezon qysh e kena kryeministrin tone.
Edhe le ta keshillon qe mos te del jashte ne kete fryme se mos po i ndodh najsend.
E shfrytezojne armiqte situaten. E gjujne me far tulle liderin tone.