OKB thotë se centrali bërthamor i Ukrainës është “jashtë kontrollit” - NACIONALE

OKB thotë se centrali bërthamor i Ukrainës është “jashtë kontrollit”

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shëfi bërthamor i OKB-së ka paralajmëruar se termocentrali më i madh bërthamor në Ukrainë “shtë plotësisht jashtë kontrollit”.

Rafael Grossi, tha në një intervistë për Associated Press se situata po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme në uzinën e Zaporizhzhia në qytetin juglindor Enerhodar, të cilin trupat ruse e pushtuan në fillim të marsit.

Ai tha se, “çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur dhe situata është jashtëzakonisht serioze dhe e rrezikshme.”

Grossi më tej shtoi se zinxhiri i furnizimit të pajisjeve dhe pjesëve rezervë është ndërprerë, "kështu që nuk ka siguri nëse uzina po merr atë që i nevojitet”, duke bërë një lutje urgjente për Rusinë dhe Ukrainën që të lejojnë shpejt ekspertët të vizitojnë kompleksin e gjerë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur një aksident bërthamor.

Lajme të ngjashme